Home KRYESORE “Ballkani është derë e thyer …” Nga Kasem Seferi

“Ballkani është derë e thyer …” Nga Kasem Seferi

Ballkani është derë e thyer …”, nuk është, thjesht, lajm, por një adresim afatgjatë gjeopolitik për politikën e jashtme dhe të brendshme shqiptare

Të mërkurën e javës që kaloi, në Capitol Hill, Kongresi Amerikan pati një séance dëgjimore me temë: “Ballkani: Kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”, drejtuar nga kryetarja e komisionit Dana Rohrabacher.

Në panelin e parë dëshmitar ishte Hoyt Brian Yee, në të dytin Gordon N. Bardos Ph.d dhe Joseph J. DioGuardi, në të tretin Daniel Sewer Ph.d, të cilët dëshmuan për situatën e tanishme dhe për zhvillimet e mundshme në Ballkan.

Në përfundim kryetarja e komisionit Rohrabacher vuri në dukje se Ballkani se Ballkani është derë e thyer kund të hyjnë për të ndikuar shumë faktorë të tjerë gjeopolitikë.

Jo pak herë në shkrimet e mia në “Perqasje”, kam kërkuar të tërheq vemendjen në lidhje me këtë përfundim, nisur nga përvoja e gjatë e pesë viteve punë pranë Presidentit Topi, për arsye se kam marrë pjesë në mjaft takime/samite ekonomike të Euroazisë, organizuar nga Fondacioni “Marmara”.

Jo pa qëllim, përgatita edhe një libër për diplomacinë ekonomike, 65 kopje të cilit ia fala Ministrisë së Jashtme që sikundër do të mëdëshmonte një kolegu im, atëhere zevendësministër i jashtëm, “… para, jo e jo, por as faleminderit nuk do të thonë Kasem.”.

Folën nëpër TV të ndryshëm atëherë një minister i jashtëm i asaj kohe, një ish diplomat, etj, por askush nuk u përkujdes jot ë falenderonte, por ta lexonte me vemendje atë libër, veçanërisht kapitullin “Aksi i ri Rusi – Turqi”, ku shtjellohen shumë dukuri që vihen re sot.

Sidoqoftë, kësaj here do ta nis shtjellimin tim në lidhje ngjarjen në Capitol Hill, i ngacmuar nga takimi i vajzës së të madhit Kadare me Henry Kisinger, të cilin pata fatin e madh ta takoj në qershor të vitit 2012 në Izrael, me rastin e dekorimit të tij nga Presidenti Shimon Peres me titullin “Qytetar Nderi i Izraelit”.

Në atë dekorim, ajo që të binte në sy ishte vendosja në mesin e radhës së parë të mikpritësit Peres, në të majtë të tij Presidenti Topi, në të djathtë të tij Henry Kisinger, ose i ashtuquajturi: “diplomaci shëtitëse” dhe pas tij ish kryeministri Tony Blair.

Do të desha të sjell me këtë rast një fakt mjaft domethënës. Në krah të rrjeshtit ku ndodhesha, pata një sërë diplomatësh gjermanë që gjatë fjalimit të jashtëzakonshëm, të thjeshtë, bindës, ku ndërmjet rrjeshtave lexoheshin mjaft domethënie, diplomatët rioshë gjermanë regjistronin fjalimin e të madhit Kisinger, ndërsa unë edhe pse jo diplomat u ndjeva shumë keq dhe i varfër përballë “pasurisë” që falte ai që konsiderohet si diplomati më i madh i të gjithë kohrave.

Paqja në Lindjen e Mesme, Vizita e Presidentit Nikson në Kinë, një fakt i madh që ka një domethënie tejet të madhe ku do të vinte në dukje se Shteti Izraelit u krijua për të mbajtur shtatëqind mijë banorë, sot jetojnë shtatë million dhe përballë tyre kanë katërqind million arabë.

Një vit më pas, kur kishte mbushur 90 vjeç (që u bëftë edhe më shumë se njëqind!), do të shkruante një artikull, me qartësi të habitshme (sikundër e dëshmon edhe vajza e shkrimtarit Kadare), këshillonte politikanët izraelitë të synonin paqen në rajon.

Takimi i Presidentit Topi me Henry Kisinger do të mbahej në një prej mjediseve të ish – Komandës Britanike, të hedhur në erë nga luftëtarët izraelitë në luftën e tyre për krijimin e Shtetit të Izraelit, kthyer në hotel.

Para takimit Topi – Kisinger, u mbajt takimi midis Kisinger dhe Presidentit të Kroacisë. Pra, vetëm dy presidentë nga Ballkani Perëndimor, Për mendimin tim personal, nderim dhe vlerësim për të dy popujt që dhanë kontribut të veçantë gjatë L2B për të shpërtuar nga thonjtë vdekjeprurës të bishës naziste qytetarë izraelitë nga vende të ndryshme të Europës.

Por, gjithashtu, mendoj se ka edhe arsye të tjera gjeopolitike, për të cilat nuk ekspert dhe preferoj, veçanërisht, për hir të etikës të mos komentoj, sepse janë tagre të dikujt tjetër pa adresuar se cilët janë ata.

Më kanë ngelur në mendje atë fjalë të thjeshta, të matura, plot modesti të tij, ku do të veçoja, ndër të tjera, natyrisht, jo me saktësi se me çështjet e Ballkanit nuk ishte marrë personalisht, por si Sekretar Shteti kishte dijeni të plota.

Po ashtu, më kanë ngelur në mendje pyetjet e tij, drejtuar Presidentit Topi: Sa milion shqiptarë ka në Botë? A duan shqiptarët në rajon të bashkohen?

Na kushtoi më shumë kohë se sa ishte përcaktuar në axhendën e tij, edhe pse kishte një çështje shumë të rëndësishme me Qeverinë Izraelite, gjë që vihej re nga padurimi i sekretares së tij që livizte sa andej – këndej për t’i tëhequr vemendjen.

Ndoshta, gazetarët tanë intervistues, do të marrin mundimin të kontaktojnë vajzën e të madhit Kadare dhe ta pyesin gjërë e gjatë për atë takim që ka patur dhe për çfarë ka folur me gjeniun Kisinger.

Nuk besoj se, në mos e kanë pyetur, do ta pyesin edhe Henry Kisinger për gjendjen e tanishme në Ballkan.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: