Home KRYESORE Besnik Mustafaj: Lista ka mungesa të rëndësishme, ja cilët duhet të ishin...

Besnik Mustafaj: Lista ka mungesa të rëndësishme, ja cilët duhet të ishin kandidatë

Në hyrje të emisionit “Të Paekzpozuarit”, moderatori Ylli Rakipi është shprehur se mungesa e emrave si Topalli dhe të tjerë. “Mungon Topalli por jo Berisha mungon Patozi por jo Flamur Noka.” – pyet Rakipi.
 
Ndërkohë ish themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj deklaroi se lista “Basha” ka mangësi të mëdha. “Lista është me mungesa të mëdha dhe të papërligjura, unë kam lexuar në media pasi nuk dija asgjë ashtu si të tjerët, këtu kam parasysh shumë emra që do t’i bënin nder dhe do të tërhiqnin elektoratin. Këtu kam parasysh Topallin, Patozin, Bregun, por edhe figura të tjera, apo edhe gjatë kësaj kohe është mungesa e Belind Këlliçit, i cili ka qenë njeriu më i votuar pas Bashës. Këlliçi nuk ka qenë kandidat zyrtar i Bashës, por në vend të tij ka qenë Salianji, po kështu mungon edhe Alizoti i cili është marrë me të përndjekurit politik.” – u shpreh Mustafaj.
Share: