Home KRYESORE Bledian Koka: Une jam dakord me Hahn…

Bledian Koka: Une jam dakord me Hahn…

Nga Bledian Koka

Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, Johanes Hahn i ka dërguar qytetarëve shqiptarë një letër të hapur dhe jo personale :). Përtej shakase, zoti Hahn na njofton se zgedhjet në 18 Qershor do të bëhen dhe forcat e opozitës nuk do të jenë aty.

Zoti Hahn thotë se “procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të mbeten prapa”. E vërtetë është, opozita i refuzoi te gjitha zgjidhjet e ofruara për të gjetur konsensus dhe mirë do të kishte bërë që ta kishte ofruar atë në një pikë. Zoti Hahn thote në letrën e tij se “Zgjedhjet do të vlerësohen sipas cilësisë së tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare”, çka më shumë gjase i bie që për herë të parë për Shqipërinë të shkruhet një faqje “ndritur” në raportet ndërkombëtare për zgjedhjet, me një fjali diku në fund:

“Disa parti opozitare nuk morën pjesë në zgjedhje”. Ajo qe na thotë zoti Hahn vjen realisht si rezultat i perpjekje e vazhdueshme e tij personale dhe zyrtareve te larte europiane për ti dhënë vendit një zgjidhje të krizës politike, dhe opozita të futej në zgjedhje. Duhet ta pranojmë që në raport me ndërkombëtarët, ne nuk mund të prisnim më shumë, megjithëse pas disa ditësh vjen në Shqipëri edhe ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee.

Kjo vizitë është padiskutim edhe shansi i fundit për ti dhënë vendit një zgjidhje të minutës së fundit, por gjasat duket se janë të vështira. Por ama përpara se të na e nisje këtë letër, Zoti Hahn duhet të na kishe e garantuar se mbas zgjedhjeve të 18 Qershorit, BE-ja do ta përshpejtojë rrugën tonë të anëtaresimit atje. Që do të thotë se BE duhet të na pranoje ashtu si pa opozitën në zgjedhje, edhe me gjithë problematikat tona të cilat i nderuar zotëri, janë po ato të njëjtat që keni evidentuar në raportin e progresit që nga viti 2000 e deri më sot.

Ne zoti Hahn kemi një problem me pronat që nuk ka për tu zgjidhur kurrë dhe për këtë keni fjalën tonë të nderit. Ne zoti Hahn jemi shembulli më barbar i dhunimit përditshëm që i bëjmë grupeve vulnerabël që mbledhin kanaçe në kazanat e plehrave apo lypin. Edhe për këtë ju japim fjalën e nderit që kurrë nuk do të lëvizim një gisht për ti mbrojtur. Ne zoti Hahn jemi vendi që e kemi nivelin e korrupsionit ndër më të lartën në botë, ne abuzojme me fondet e BE-se njesoj si vete zyrtaret e BE-se.

Ju japim fjalën e nderit si shqiptarë, se nuk do të ketë burrë nëne të na e marrë këtë primat dhe ju e dini mirë. Ne zoti Hahn tashmë jemi rikthyer edhe njëherë në pikë-kalimin kryesorë të drogës dhe refugjateve drejt Europës. Lufta që patë në 8 vitet e qeverisjes demokratike në drejtim të këtyre dy fenomeneve për të cilat ju na vlerësuat duke nga dhënë në këmbim MSA-në dhe liberalizimin e vizave, tashmë mund ta ëndërroni.

Ne zoti Hahn, tashmë zyrtarisht jemi vendi i parë dhe i vetëm prodhues dhe eksportuar i kanabisit drejt Europës. Dhe dyshimet që kishim për këtë primat duke patur vetëm një ngastër si Lazarati deri në 2014-ën, e korigjuam më pas duke e mbjellë lulen e së keqjes në të gjithë Shqipërinë. I gjithë produkti në fjalë zoti Hahn, do të jetë tashmë e tutje, një dhuratë e përvitshme ekskluzivisht për ju dhe vendet e tjera të BE-se, si mirënjohje për mbështetjen që na keni dhënë tash sa mot.

P.s…I dashur Zoti Hahn une jam dakord me ju, ne këto jemi dhe nuk kemi ndërmend të ndryshojmë. Prandaj jam i sigurtë që me letrën që na nise sot ti i ke bërë llogaritë me të gjitha këto cene tonat, dhe sëshpejti do të nisësh procedurat e anëtarësimit tonë në BE. Apo jo?!…

Share: