Home KRYESORE Bllokohen 26 ton mish pule nga Brazili, rezultuan me virusin “Salmonela”

Bllokohen 26 ton mish pule nga Brazili, rezultuan me virusin “Salmonela”

Një ngarkesë e madhe prej 26 tonësh me mish pule nga Brazili, ka rezultuar me përmbajtje të Salmonelës ndersa ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bën të ditur se ka bllokuar së fundmi këtë sasi mishi me salmonelë në pikën doganore të Durrësit.

Kjo ngarkesë me mish pule, pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela” dhe për këtë arsye, ngarkesa do të kthehet mbrapsht nga kompania importuese, ose do të asgjësohet kundrejt legjislacionit shqiptar, por mbi të gjitha nuk do të lejohet të zbarkohet në Shqipëri.

Sipas burimeve nga AKU ‘Ky zbulim përbën lajm të mirë për konsumatorin, pasi, zbulimi nuk është i rastësishëm, pasi AKU ka marrë të gjitha masat që, asnjë ngarkesë me mish nga Brazili, pule apo tjetër lloj, nuk lejohet të futet në vendin tonë.’

Share: