Home KRYESORE Çfarë ka ndodhur mes Saimir Kodrës dhe Ermal Mamaqit?

Çfarë ka ndodhur mes Saimir Kodrës dhe Ermal Mamaqit?

Ditën e djeshme Ermal Mamaqi ka publikuar në facebook një video ku shihet në dhomën e grimit të televizionit Klan. E meqë punojnë në të njëjtat ambiente ai duket se ka rastisur sëbashku me dy drejtuesit e emisionin investigativ “STOP”, me Saimir Kodrën dhe Gentian Zenelaj.

“Përshëndetje! Nëse ka një njeri më të bukur në botë, ai është Sajmiri i STOP-it. Këtij i ka ngelë hatri me mua për diçka por nuk po e themi çfarë është” thotë Ermali në video.

Por një përgjigje si ajo e Saimirit nuk e prisnim, në kritikë e sipër ai ja kthen: “Nuk më ka ngelë hatri mo Ermal. Është qasja jote profesionale që çaloi. Nuk është ngelje hatri, është thjeshtë për tu përmirësuar ti”.

Këtë situart Ermal Mamaqi duket se e ka kaluar me të qeshur duke u drejtuar menjëherë drejt ish kolegut të tij Gentjan Zenelaj, i cili tha se nuk kishte asnjë, dhe se ishte në paqe me të gjithë. Se cila ka qenë arsyeja e ‘konfliktit’ të tyre, ende nuk dihet, ku gaboi Ermali në profesionin e tij?! /360grade.al/

Share: