Home KRYESORE Dash Shehu: Ajo që ofron Rama është një sharlatanizëm

Dash Shehu: Ajo që ofron Rama është një sharlatanizëm

Dashamir Shehi ka theksuar se arsyetimi i Edi Ramës në lidhje me krizën politike të krijuar, po radikalizon edhe pjesën e moderuar të opozitës.

Këtë deklaratë, Shehi, sonte e bëri në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ku tha se duke u përplas me një mur si ky që thotë Edi Rama, edhe pjesa e moderuar me shumë gjasa do të radikalizohet.

Ai nënvizoi se pjesa radikale në opozitë po fiton terren përballë sjelljes së kryeministrit kundrejt zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Rama në njëfarë mënyre është tallur, ku bën sikur don të negociojë por në fakt ai s’do të negociojë. Ajo që ofron atje është një sharlatanizëm”, tha Shehi ne Opinion

Share: