Home KRYESORE Deputetja Caka: Kuotat gjinore nuk janë më një pengesë, por premtim i...

Deputetja Caka: Kuotat gjinore nuk janë më një pengesë, por premtim i mbajtur nga LSI

Kuvendi ka mbyllur sot punimet e legjislaturës së YIII dhe deputetja e LSI, Silva Caka ka përcjellë një mësazh falenderimi.

Me anë të një statusi në facebook, deputetja Caka falenderon jo vetëm qytetarët e Beratit oër mbështetjen por edhe Ilir Metën që sipas saj, “pati besimin e plotë për t’ia lënë këtë përgjegjësi të madhe një të reje vetëm 25 vjeç, duke treguar edhe një herë se për Lëvizjen Socialiste për Integrim të rinjtë janë të parët”.

Statusi i plotë në facebook:

Sot ishte seanca e fundit plenare e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Shqipërisë. Ndihem e nderuar që kam përfaqësuar qarkun e Beratit në këtë legjislaturë dhe dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Beratit për mbështetjen e pakursyer ndaj meje.
Jam krenare që në këtë legjislaturë kam votuar disa reforma të rëndësishme për vendin tonë, si aspirant për anëtar të Bashkimit Evropian, ashtu siç jam e ndërgjegjshme që edhe votat kundër kanë qënë në interes të qytetarëve që përfaqësoj.

Jam gjithashtu krenare që në këtë legjislaturë mu dha mundësia të votoj Presidentin e ardhshëm të vendit, për të cilin jam e bindur që do të jetë mbi të gjitha palët dhe do të garantojë qendrueshmëri dhe dinjitet për vendin dhe qytetarët.

Dua të falenderoj Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ish Kryetarin e saj, Z. Ilir Meta, që patën besimin e plotë për t’ia lënë këtë përgjegjësi të madhe një të reje vetëm 25 vjeç, duke treguar edhe një herë se për Lëvizjen Socialiste për Integrim të rinjtë janë të parët.

Sot jam 29 vjeç, nënë e një djali dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, më besoi përsëri kandidaturën në qarkun e Beratit, duke treguar se kuotat gjinore për të nuk janë më një pengesë, por premtim i mbajtur, realitet i prekshëm dhe sfidë për një të ardhme më të mirë për përfaqësimin e grave dhe vajzave të reja në politikëbërje dhe vendimmarrje.

Gjatë kësaj legjislature kam qënë anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut dhe e kam ndarë këtë përgjegjësi për një kohë të gjatë me Petrit Vasilin, i cili nuk është kursyer kurrë për të na dhënë njohuri, këshilla dhe eksperiencë. Faleminderit Titi dhe uroj të kesh një rrugëtim të mbarë si kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim!

Në fund dua të falenderoj edhe një herë çdo qytetar të Beratit, Kuçovës, Poliçanit, Urës Vajgurore dhe padyshim Skraparit, për besimin dhe mirëkuptimin e treguar dhe i ftoj të besojnë edhe një herë në kandidaturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të patur një shans më shumë për një jetë më të mirë!
Faleminderit nga zemra! ?

Share: