Home KRYESORE Doni vizë për pushime në SHBA? Ambasada Amerikane lehtëson procedurat

Doni vizë për pushime në SHBA? Ambasada Amerikane lehtëson procedurat

Ambasada Amerikane ka publikuar një lajm shumë të mirë për të gjithë personat që janë të interesuar për të shkuar në SHBA. Njoftimi i Ambasadës vendos theksin tek vizat turistike për të gjithë personat që janë të interesuar për të kaluar disa ditë pushimesh në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi nga Ambasada

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!

Share: