Home KRYESORE Dritan Demiraj, emri i propozuar për postin e ministrit të Brendshëm

Dritan Demiraj, emri i propozuar për postin e ministrit të Brendshëm

Kolonel Dritan Demiraj është propozuar për postin e ministrit të Brendshëm. Një ushtarak karriere, I liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontributesh, me firmë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në vitin 2014.

Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Ai është i dekoruar me “Nderi i Kombit”, dekoratë presidenciale.

Share: