Home KRYESORE Greqi, arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtar ‘me alarm të kuq’

Greqi, arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtar ‘me alarm të kuq’

Një 53-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Greqi.

Sipas mediave greke, ai u kap në zonën e Selanikut. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe rezultonte me alarm të kuq.

Ai akuzohet për një vrasje në vitin 1997 në Shqipëri dhe armëmbajtje pa leje.

53-vjeçari kishte falsifikuar pasaportën dhe qëndronte në shtetin grek me identitet të rremë. Ai do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.

Share: