Home KRYESORE Hidhet në treg libri “Studime” me autor Abaz Dojaka

Hidhet në treg libri “Studime” me autor Abaz Dojaka

U Promovua në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave libri me studime etnokulturore i studiuesit Abaz Dojaka “Pas vdekjes”.

Për rëndësinë e kësaj vepre folën akademik Muzafer Korkuti, Prof. Dr. Miaser Dibra, Dr. Abaz Hado, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr Afërdita Onuzi etj.

Botimi u mundësua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me familjen Dojaka.

Dijetari Cam Abaz  DOJAKA, është “Doktor i shkencave”, etnograf, specialist në fushën e etnologjisë sociale.

Mbi bazën e hulumtimeve në terren hartoi një varg studimesh për familjen, martesën, ceremoninë e dasmës, artin popullor, për probleme të ndryshme shoqërore, por edhe për enët e orenditë shtëpiake dhe veshjet popullore.

Abaz Dojaka ka botuar monografinë “Martesa në Shqipëri”; është bashkautor i botimit Arti popullor në Shqipëri dhe Veshjet popullore në Shqipëri.

Abaz Dojaka ka qene gjithashtu njeri nga themeluesit e Shoqates se pare Patriotike per zgjidhjen e Kauzes Came.

Share: