Home KRYESORE Ide studentesh te prezantuara ne nje Panair. “Gjithçka fillon me nje ide”!

Ide studentesh te prezantuara ne nje Panair. “Gjithçka fillon me nje ide”!

Gjithçka fillon me nje ide”! Ky është një slogan I njohur gjerësisht në botë për të shpjeguar rëndësinë e ideve në jetën e njeriut. Ideja është fillesa e çdo iniciative, nisma e një sipërmarrjeje, nxitje për angazhim në aktivitete të ndryshme që e ndihmojnë individin të plotësohet profesionalisht dhe të zhvillohet më tej si personalitet. Idetë mund të çojnnë në nisma më të mëdha, të cilat më pas rezultojnë në aktivitete të organizuara më së miri e fitimprurëse për ideuesit.

Sipërmarrje të rëndësishme në btë kanë ardhur në jetë nga një ide e thjeshtë, shpesh herë e ardhur në një moment të papritur te jetës. Kjo I jep shumë rëndësi imagjinatës së individit dhe rëndësisë që ajo ka në ecurinë e karrierës personale.

Në vendin tonë kemi histori suksesi, sipërmarrje të rëndësishme dhe jetë të ndryshuara prej ideve e iniciativave personale. Por sidoqoftë, mbetemi nje vend I lidhur pas një sistemi të ngurtë arsimor, I cili I kufizon nxënësit e studentët në një të mësuar e menduar teorik më së shumti, duke rezultuar më pas në një gjenratë me ide të vakëta.

Por kjo prirje shikohet në ndryshim vitet e fundit, duke qenë se kemi hasur më shumë aktivitete që synojnë të nxisin iniciativën e lirë tek të rinjtë, duke u dhënë mundësi atyre të shpalosin potencialin e tyre nëpërmjet ideve që ofrojnë për sipërmarrje apo punë kërkuese shkencore në fusha të ndryshme të studimit.

Një I tillë, për të cilin do të flasim më gjerë, sapo ka përfunduar në Tiranë, duke shënuar kështu një tjetër aktivitet me rëndësi socio-akademike, duke tërhequr vëmendjen e shumë studentëve e akademikëve.

“Panairi I Ideve II” u mbajt më 25.05.2017 pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ky aktivitet u mbajt nga Zyra e Karrierës pranë UMSH, nën drejtimin e Dekanes së studentëve, Drita Avdyli. Ky panair ishte rezultati I një punë 4-mujore të stafit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, që në bashkëpunim me studentët e Universiteteve të ndryshme të vendit ia dolën të sjellin në kryeqytet një event me rëndësi akademike në fusha të ndryshme të edukimit.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë e akademikë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Vlorës e më gjerë.

Panairi u hap me fjalën e Presidentit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Z. Anatas Angjeli, I cili foli për rëndësinë e këtij panairi për zhvillimin e mëtejshëm akademik të stundentëve dhe anëtarëve të universiteteve, duke nënvizuar faktin që idetë janë një katapultë domethënëse në ecurinë profesionale të individit.

Ky panair u fokusua në punime të ndryshme të studentëve, të cilë të mentoruar nga pe.dagogët e tyre, sollën konceptualizime të ideve të tyre për çështje të ndryshme, të orientuar përgjithësisht në fushat e shkencave ekonomike, shkencave juridike dhe shkencave sociale. Secili student apo grup studentësh kishte një minutazh të caktuar për të prezantuar idetë e tyre.

Këto ide u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur, e përbërë nga Senati, Mentorët dhe Departamentet  përkatës, si dhe dy studentë me rezutate të larta akademike. Secili panel, I orientuar nga fusha përkatëse, kishte në dispozicion një çmim për studentin fitues, I cili u vlerësua në bazë të origjinalitetit të idesë, konceptualizimit të saj dhe prezantimit para jurisë.

Ky Parair shënoi një pjesëmarrje të madhe studentësh të interesuar për të prezantuar idetë e tyre dhe për të hapur kështu një rrugë të re në realizimin e tyre. Organizatorët shprehen që panairi u iniciua me qëllimin e hapjes së një mundësie përfaqësimi të studentëve si kërkuesë shkencorë, duke u dhënë atyre një dritare të hapur për të shprehur idetë e tyre.

Më poshtë, organizatorja e këtij Panaidi, Znj. Drita Avdyli, na jep shkurtimisht një rezyme të asaj çfarë u realizua këtë të enjte pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
••

Cili ishte koncepti I këtij panairi dhe si shkoi organizimi I tij?

-Ky Panair ishte I dyti I llojit të tij, organizuar nga Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë, në vijim të përbushjes së qëullimit tonë për të evidentuar studentët me iniciativë, për t’u dhënë mundësi të gjithëve të shpalosin idetë e tyre inovative dhe të vlerësohen për pjesëmmarjen dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e kërkimit shkencor në nivel universitar.

Ky panair vjen pas një suksesi të edicionit të parë, duke pritur edhe edicione të tjera në vijim, të cilat shpresojmë të na sjellin sa më shumë të rinj të frymëzuar e me ide të reja, gati për të vënë në praktikë ato çfarë kanë studiuar për disa vite. Organizimi I këtij viti pati një pjesëmarrje të gjerë studentësh nga universitete të ndryshme të vendit, të cilët u vlerësuan nga një juri profesioniste për kërkimet e tyre të prezantuara.

Ky panair vjen si nevojë për të evidentuar studentët në një nivel më të lartë tashmë, për t’u hapur atyre një dritare më të madhe drejt kërkimit shkencor e më tej. Ne synojmë që t’a kthejmë këtë panair në një strategji kombëtare promovimi për studentët tanë, por edhe për gjithë rajonin, duke nxitur kështu të mënduarit kritik, punën shkencore e përfshirjen e mëtejshme të studnetëve në aktivitete akademike e me interes të lartë për karrierën e shumë prej tyre.

Kjo nismë po përqafohet gjithmonë e më shumë, gjë që na bën të lumtur për kontributin që ne si Universitet japim në krijimin e një arene mundësish për studentët shqiptarë, duke theksuar rëndësisnë e inovaionit, ideve origjinale, të cilat në një botë globaliste si kjo e stotmja janë një trampolinë shumë e mirë për zhvillimin personal e professional të studentëve.

Share: