Home KRYESORE Ja sa pritet të zgjasë protesta e opozitës dhe çfarë synojnë organizatorët

Ja sa pritet të zgjasë protesta e opozitës dhe çfarë synojnë organizatorët

Protesta e 13 majit e opozitës në Tiranë pritet të jetë mjaft massive dhe të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.

Burime nga organizatorët e kësaj proteste theksojnë se, synohet që protesta të jetë më e madhja që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe se kohëzgjatja e saj të shtrihet në disa ditë.

Protesta që do të ketë startin e saj në orën 12:00 të ditës së shtunë pritet që të zgjasë më shumë se zakonisht dhe pjesmarrja e qytetarëve që do të qëndrojnë në Bulevard të jetë shumë më e madhe sesa ajo në çadër dhe konstante në kohë.

Pra pritet që protesta masive të zgjasë edhe të dielën, madje dhe në javën e ardhshme. Gjithsesi gjithçka do të varet nga masiviteti i protestuesve që do të marrin pjesë. /360gradë.al/

Share: