Home KRYESORE Kriza ne Maqedoni larg zgjidhjes…

Kriza ne Maqedoni larg zgjidhjes…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Prej disa vitesh kemi analizuar zhvillimet ne Maqedoni. Keto zhvillime kane dhene prej kohesh sindromat e perkeqesimit ne rritje ne shume aspekte doktrinare, politike, korruptive, kriminale, besimi te brendshem, raporteve nderetnike, marredhenieve me fqinjet, orientimeve gjeopolitike dhe reputacionit nderkombetar.

1. Krize doktrinare

Ne Maqedoni kriza ka rrenje te thella doktrinare. Qysh ne gjenezen e saj VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikola Gruevski u mbeshtet ne doktrinen e IMRO te fillimit te Shekullit 20-te. Kjo doktrine eshte vazhduesja e fundit e nacionalizmit, racizmit dhe segregativizmit ne Ballkanin Perendimor.

Udheheqesi i kesaj doktrine, Gruevski arriti te krijoje opinionin se “Maqedonia eshte e kercenuar nga armiq te shumte qe kerkojne zhdukjen e saj nga harta e Ballkanit”…

Me ane te ketij manipulimi Gruevski arriti te homogjenizonte sentimentet iracionale, sipas te cilave “vetem VMRO-DPMNE dhe lideri i saj mund te mbrojne Maqedonine nga rreziku i zhdukjes”. Ne kete menyre VMRO-DPMNE dhe Gruevski ngriten platformen e tyre anti-euroatlantike ne projekt shtetetor. U krijua keshtu nje shtet diskriminativ ne tera aspektet.

2. Krize politike

Diskriminimi doktrinar ne Maqedoni gradualisht ka prekur edhe vete shoqerine e komunitetit Maqedon. Kryesisht thyerja e madhe nisi midis alternativave qytetare euro-atlantike te prira nga LSDM e Zaevit dhe alternatives te se kaluares se IMRO dhe vazhdueses se saj VMRO-DPMNE te Gruevskit.

Kriza prodhoi keshtu nje carje te madhe midis vete komunitetit te Maqedoneve. Kjo carje erdhi duke u thelluar e kontradiktuar deri ne ballafaqime konfrontuese e te dhunshme nder-Maqedone.

3. Krize morale

Qeverisja e gjate e VMRO-DPMNE me Gruevskin kryeminister erdhi duke degjeneruar ne nje grup interesi korruptiv dhe te inkriminuar qe ‘doktrinen’ filloi ta perdorte vetem si mbulese te keq-qeverisjes.

Kriza mori keshtu permasat e luftes per pushtet te klaneve te korruptuara dhe te inkriminuara me Gruevskin ne krye.

Ketyre klaneve iu bashkengjit edhe Presidenti Ivanov, i cili mbeshteti idene e amnistise te se keqes. Me kete bashkefajesi Ivanov i hodhi benzine zjarrit midis Qeverise se Gruevskit dhe opozites politike dhe qytetare.

4.Krize besimi shtet-qytetar

E vene perballe presionit politik dhe qytetar ne rritje, Qeveria Gruevski shperdoroi institucionet shteterore per te kontrolluar dhe shantazhuar kundershtaret e saj politik.

Gruevski organizoi dhe udhehoqi procesin famekeq te pergjimeve. Ky veprim inkuizitiv i tipit fashist irritoi jashtmase mbare qytetaret e Maqedonise.

Perdorimi i shtetit si makineri inkuizitive fashiste uli ne minimum besimin politik dhe qytetar ndaj shtetit. U thye keshtu marredhenia qytetar-shtet.

5. Krize nderetnike

Marredhenia nderetnike asnjehere nuk u vendos mbi baza besimi dhe respekti reciprok ne Maqedoni. Kjo marredhenie ka ecur me ulje-ngritje pa arritur te stabilizohej asnjehere.

Kulmin konfrontues marredhniet nderetnike ne Maqedoni e arriten ne gjysmen e pare te vitit 2001. Konflikti nderetnik prodhoi lufte te armatosur shqiptaro-maqedone.

Kriza e vitit 2001 solli ne fund te saj ‘Marreveshjen Kuader te Ohrit’. Kjo marreveshje krijoi kuadrin kushtetues e ligjor per normalizimin e marredhenieve nderetnike shqiptaro-maqedone. Ne themel te normalizimit qendronin respektimi i te drejtave te njeriut dhe i pakicave etnike sipas parimeve euro-atlantike.

Vitet e para pas 2001 pati nje evoluim pozitiv te procesit te Ohrit. Por me ardhjen ne pushtet te VMRO-DPMNE dhe Gruevskit filloi nje proces ngadalesimi dhe kthimi prapa nga zbatimi i detyrimeve nga Mareveshja Kuader e Ohrit.

Marreveshja u mbulua me pluhur harrese. BE, ShBA dhe shtetet demokratike here pas here kritikonin Qeverine Maqedone per mos zbatimin e Marreshjes Kuader te Ohrit. Por keto zera euro-atlantik rane ne veshe te shurdher tek Gruevskit e Ivanovit.

Te dy se bashku, Kryeministri Gruevski dhe Presidenti Ivanov dukej te ishin ne akord te plote per injorimin e zbatimit te detyrimeve te Marreveshjes Kuader te Ohrit.

Ata se bashku akuzuan shqiptaret etnike si ‘kercenues te unitarizmit te Maqedonise’. Ata se bashku i quanin kerkesat legjitime te shqiptareve per gjuhen shqipe si gjuhe te dyte ne nivel shteteror si ‘shkaterrim i Maqedonise’ dhe si ‘krijim i shtetit te trete shqiptar ne Ballkan’.

6. Krize me fqinjet

Te zhytyr ne krize serioze te brendshme VMRO-DPMNE e dyshes Gruevski-Ivanov filloi te transferonte shkaqet e brendshme tek fqinjet e saj. Qeveria Gruevski dhe Presidenti Ivanov akuzuan Bullgarine per injorim te identitetit Maqedon; akuzuan Greqine per mohim te historise se lashte sllavo-Maqedone; se fundi akuzuan Shqiperine per inspirimin e ‘platformes shqiptare’ te zgjedhjeve te dhjetorit 2016 dhe per nderhyrje ne punet e brendshme te Maqedonise.

Me keto qendrime ndaj fqinjeve te saj Maqedonia e dyshes Gruevski-Ivanov ka ngritur nje mure fobishe me rrezikshmeri te larte per gjithe Ballkanin Perendimor. Pasojat e kesaj fobie mund te riciklojne konflikte me permasa Ballkanike.

7.Krize orientimi gjeopolitik

Lideret e Maqedonise Gruevski-Ivanov e kane thelluar krizen e tyre edhe ne planin gjeopolitik. Gruevski dhe Ivanovi po luhaten midis euro-atlantizmit BE,NATO, ShBA dhe euro-aziatizmit Federates Ruse dhe aleateve te saj.

Kohet e fundit duket se geaviteti gjeopolitik i dyshes Gruevski-Ivanov po anon me shume drejt doktrinarit gjeopoliticien Rus, Aleksander Dugin dhe liderit Rus, Putin. Lideret Gruevski-Ivanov me politikat e tyre i jane larguar ndjeshem orientimit gjeopolitik euro-atlantik.

8. Krize reputacioni nderkombetar

Tejzgjatja ne kohe e krizes se Maqedonise dhe kompleksiteti i saj kane bere qe te rritet skepticizmi ne arenen nderkombetare per te ardhmen e ketij shteti. Kudo ne qarqe politike, diplomatike dhe mediatike prestigjioze po shtrohet pyetja: “Macedonia make or break?”.

Kjo dileme nderkombetare e ka ulur pertoke reputacionin nderkombetar te Maqedonise ne kohet tona. Ne menyre kulmore reputacionin nderkombetar te Maqedonise e kane goditur ngjarjet e dhunshme e te pergjakshme ne Parlamentin e saj.

Ne keto ngjarje u pa qartesisht nderkombetarisht se VMRO-DPMNE e Gruevskit dhe Ivanovi tanime po aktivizojne kategorite fanatike politike dhe grupet vandale e kriminale per te penguar krijimin e institucioneve demokratike te dala nga zgjedhjet politike te dhjetorit 2016.

Ne keto rrethana kritike per Maqedonine dhe mbare Ballkanin vetem nderhyrja e shpejt dhe e fuqishme euro-atlantike mund te ndryshoje kursin e zhvillimeve ne favor te stabilitetit, demokracise dhe integrimit.

Uashingtoni dhe Brukseli ne akord ndermjet tyre mund te mbajne ne trendin e duhur Maqedonine e dilemave te medha dhe te rrezikshme. Gjithsesi kriza e Maqedonise duket te teje larg zgjidhjes se saj. Prandaj dhe vigjilenca ndaj ketij shteti Ballkanik lypet te jete e larte.

Share: