Home KRYESORE Kryetari i KQZ/Ja deklarata e parë e Klement Zgurit…

Kryetari i KQZ/Ja deklarata e parë e Klement Zgurit…

Klement Zguri, kandidat për postin e Kryetarit të KQZ-së, kërkoi mbështetjen e të gjithë faktorëve politikë dhe mediatikë, për përmbushjen e detyrës nga ana e këtij institucioni gjatë proçesit zgjedhor për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Zguri ka marrë mbështetje unanime nga anëtarët e Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore për të kandiduar për postin e kreut të KQZ-së, çka do të thotë se votimi në seancën plenare do të jetë formal. Gjithashtu Denar Biba ka marrë mbështetjen unanime për të qenë anëtar i KQZ-së, p[as dorëheqjes nga posti i kreut të këtij komisioni.

“Është një punë që nuk bëhet individualisht. Kërkoj mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë. Shpresoj që e gjithë trupa e KQZ t’i marrë vendimet në zbatim të ligjit”, deklaroi Zguri në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Share: