Home KRYESORE Kush është Orjola Pampuri, e dyta në listën e kandidatëve të PD...

Kush është Orjola Pampuri, e dyta në listën e kandidatëve të PD në Tiranë

Orjola Pampuri është një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës dhe mjaft aktive në media me intervista e këshilla. Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë.

Kohët e fundit, Pampuri është afruar me Partinë Demokratike, madje ajo është parë të flasë në mikrofon para demokratëve në një nga protestat e kohëve të fundit.

Në media, Pampuri ka qenë gjerësisht si specialistë e shëndetit mendor.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Pampuri ka deklaruar se 1 në 5 fëmijë kanë probleme me shenjat e depresionit.

Në çadrën e PD, më 22 prill ka folur edhe Pampuri, sot kandidate nr. 2 e listës së PD në Tiranë.

“Oriola Pampuri, psikologe, tha se gratë profesioniste në Shqipëri po udhëtojnë drejt shteteve europiane si Gjermania për të siguruar punë dhe për t’u siguruar se puna e tyre do të vlerësohet ashtu si duhet”, thuhet në një njoftim të PD-së.

Share: