Home KRYESORE Kush është terroristi që vrau 22 persona në Mançester Arena

Kush është terroristi që vrau 22 persona në Mançester Arena

Salman Abedi, 22 vjeç me origjinë nga Libia, autori që kreu sulm vetëvrasës në Manchester të Anglisë është trajnuar në Siri për të kryer sulme terroriste.

“The Sun” shkruan se personi me emrin Salman Abedi ka rënë nën ndikimin e terroristëve gjatë kohës sa kishte shkuar në Libi për të vizituar disa të afërm të tij.

Duhet thene se 22 vjeçari, që vrau 22 e plagosi qindra të tjerë ka lindur dhe është rritur në Britani. Por, familja e tij është nga Libia dhe ai ka shkuar rregullisht atje viteve të fundit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, aty u gjet mes tjerash, edhe një libër bazik për substancat kimike, të cilat ai mund t’i ketë përdorur për prodhimin e bombave. Ndërkohë, Kryeministrja britanike Theresa May ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum, duke nxjerrë ushtrinë në rrugë për të asistuar në ofrimin e sigurisë.

Share: