Home KRYESORE Lubonja dhe Rakipllari mendime te ndrydhme per Listat e PD

Lubonja dhe Rakipllari mendime te ndrydhme per Listat e PD

Lubonja: Lista ishte një provë për Bashën, premtimi i ndryshimit të madh që ai kishte bërë në çadër, që normalisht pati një mënyrë zhgënjimi që si u mbyll çadra, kërkohej që të paktën të rinovojë lista. Në tërësinë e vetë listës i mungojnë ata personat të cilët unë do të kisha dashur t’i evidentoja në çadër, ajo është një cadër e dështuar dhe lëvizje e dështuar. Çadra duhet të ngjallte shpresën me figura të reja, por kjo nuk ndodhi, pra listës i mungojnë persionalitet e reja të çadrës që nuk ndodhi.
 
Rakipllari: Kundërshtarët e sotëm të Bashës e kanë votuar që kryetari të bëjë listën dhe jo të votohen nga forumet. Në zgjedhje gjykohet kryetari pastaj ekipi. Basha ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij . Kjo listë nuk është e papritur, pasi gjatë këtyre katër viteve ka ndërtuar një profil të vetin.
Share: