Home KRYESORE MOS HESHT!

MOS HESHT!

Nga Faik Krasniqi

Kisha shumë gjëra për të thënë,
por në këtë moment është heshtja që mbizotëron,
heshtje e çuditshme,
një heshtje që bërtet me gjithë shpirt.

Shpesh herë kam heshtur,
ndoshta për mos të lënduar,
ndoshta për mos t’u grindur,
ndoshta s’e kam thënë me veten
nuk ja vlen.

Por, duke ruajtur heshtjen
me ambientin jashtë vetes,
hapa luftën brenda vetes.

Mijëra zëra mendimesh
rebeloheshin dhe bërtisnin.
Ti duhej të flisje të na lije deshifrimin,
në komunikim, sepse në trurin tënd ne lindëm,
tani zgjidh dhe merr,
sepse ne nuk do të heshtim
deri sa ti të reagosh
dhe të na lirosh nga heshtja jote.

Kështu, nga ajo mori,
zhurmë që nuk heshtë në trurin tim,
mësova të mos heshtë…

Faik KRASNIQI

Share: