Home KRYESORE Ne buze te gremines? Ne jemi aty…!

Ne buze te gremines? Ne jemi aty…!

Nga Genc Mlloja

Keto dite ka nje revansh te papare nga dy kreret e PS dhe PD se Shqiperia paska shpetuar nga renia ne gremine fale ujdise ndermjet tyre.

Por edhe sikur une si qytetar i thjeshte te dua ta besoj nuk me le jo buze gremina por ku na kane hedhur- ne gremine.

Ne menyre te thjeshte kjo gremine eshte Lulzim Basha, kreu i opozites, qe nuk e kuptoj ku iu avullua Republika e Re e aspiruar nga mbeshtetesit e tij fanatike dhe enderrimtare.
Ishte aspirate e madhe qe ndonje e besoj pa dije por me pathos qe shumcka duhet te ndryshoje ne kete vend, strehe e afro 3 milion njerezeve me pasuri te pafund.

Foli e foli kreu i PD, por kundershtari Edi Rama as ia varte, tallej.  Ky i fundit me mendjen e tij nuk ishte ne gremine e as ne buze te saj. Perkundrazi merrej me enderrat ne diellin e korrikut te udhehiqte Ballkanin e madje Europen bashke me partnerin serb Aleksander Vucic, qe tash po pret 31 majin te behet president.

Te dy – oppzitari e pushtetari, ne enderrat e tyre duke leshuar tullumbace blu e roze respektivisht, njeri nga cadra e tjetri ku ti tekej neper Shqiperi, e madje edhe jashte.

Po ne realitetin e gremines jemi ne o vellezer e motra, qe fatkeqesisht sikur na u mesua kurrizi dhe degjojme e mashtrohemi pa pre. Luli- Republika e Re, Rama- do te bejme shtet.
Te dy alternativat per ke supozohet te ngriheshin, popullin. E ku jemi duke filluar qe sot! As Republike te Re, as shtet, por nje varferim te pershpejtuar, taksa te reja, mjerim te pensionisteve, asnje perspektive per te rinjte qe te pyesin si iket ne SHBA, Angli, Gjermani vec larg ketij vendi, zymtesi ne cdo fytyre per cfare sjell e nesermja.

Qe tani kemi ne pushtet PS e PD e LSI, aleat i natyrshem i socialisteve. Por ne kete konfiguracion te ri kur u zhbi cadra Luli cfare mendon per Republiken e Re se e kishte merak ta ndertonte mbi Republiken e vjeter.

Jo, shtetndertuesi Rama ia beri cope e therrime qe ne themele kete enderr ne diell. Kushdo ka te drejte te pyes: po mori 6 poste ne qeveri. Sukses? Po , eshte sukses i Rames per momentin kur pa qe iu ngushtua laku nga Meta, Duka, Mediu, Dash Shehu, Ndoka, Idrizi, Dule…
E zgjidhja ishte te joshte enderrimtarin Lul Basha, qe e hengri karremin me dashje ose ndoshta edhe me dashje. Se ne fund te fundit nuk kishte lene nderkombetare pa anatemuar…

A mendon shqiptar se neser kemi Republiken e Re? Jo, asnje duke nisur sa te dali drita. Nuk dilet nga gremina me barcaleta e enderra ne diell te cfare po quhet shpetimi Rama- Basha.
Si gjithmone ne te tilla situata dalja nga gremina kerkon sfide dhe me sa shikoj disa forca politike po mundohen te jene ne pozitat realiste qe kane qene.

Kete po ben me kurajo LSI, partite e vogla qe ne keto situata kane peshe te madhe historike.
Imagjinoj neser mbledhjen e qeverise me numrin dy te PD e shume ministra rreth kryemistrit Edi Rama.

Shume prej tyre kane qene ne rrjesht me thirrjen ‘Rama ik’! Po tani. Kush i beson. E paimagjinueshme humbja e PD dhe etja per pushtet e kreut aktual te ekzekutivit. Tash ata po thone ‘Rama mos ik’!

Por nga gremina si mund te dalim. E vetmja rruge eshte me 25 qershor me voten tone jo per Republiken e Re qe as iu vendos nje tulle, as me enderren genjeshtare te korrikut se do te bejme shtet.

Shtetin e ben populli, vota e tij e mencur! Keshtu jane ndertuar demokracite perendimore europiane. Por nje shembull na vjen edhe nga orienti- konkretisht 57 perqind e 41.2 milione votuesve ne Iran i dhane voten moderatorit Rouhani e rezultati doli pas 12 oresh nga mbyllja e votimit.

Kesaj ‘demokracise’ shqiptare i ka humbur cdo nerv, cka e vulosen Basha e Rama. Rrofte ‘ Republika’ qe kemi!

Share: