Home KRYESORE Neranxi: I uroj PD-se suksese. Rilindja e mbyll mandatin me bilanc dramatik.

Neranxi: I uroj PD-se suksese. Rilindja e mbyll mandatin me bilanc dramatik.

Nga Nikollaq Neranxi

Te dashur miq! Sot eshte nje dite urimesh!

Se pari uroj te gjithe besimtaret myslimane dhe sidomos ata qe do te agjerojne, ju shkofte mbare, agjerim te lehte dhe Zoti e pranofte sakrificen tuaj!

Gjithashtu, meqe kemi para muajin e fushates, uroj qe te kemi nje fushate te qete dhe te qyteteruar.

Ne vecanti i uroj Partise Demokratike e cila hap sot fushaten, suksese dhe shpresoj shume qe t’i fitoje keto zgjedhje, pasi ka program ekonomik dhe social me te mire se sa Rilindja, jo vetem per tregtaret dhe sipermarresit, por per cdo qytetar te ketij vendi.

Rilindja ne keto 4 vite, realizoi me “sukses” shkaterrimin ekonomik te vendit duke e mbyllur mandatin me nje bilanc dramatik, ku numri i bizneseve te falimentuara eshte me i madh se sa ata qe jane aktive. Nderkohe edhe qytetaret kane me pak para se 4 vite me pare. Suksese demokrateve!

Share: