Home KRYESORE Nesër mund të mbyllet çadra? Përgënjeshtron PD: Çadra deri në fitoren e...

Nesër mund të mbyllet çadra? Përgënjeshtron PD: Çadra deri në fitoren e kauzës

Nesër opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë një protestë në bulevard, por kjo protestë mund të shënojë edhe mbylljen e çadrës së opozitës. Basha, duke folur para simpatizantëve të PD-së në çadër, u shpreh se 3 muaj protestë do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nis rrugëtimi për Republikën e Re.

“12 javë protestë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e re dhe rrëzimin e Republikës së vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e vjetër.” – tha Basha.

Akoma nuk dihet se çfarë senari ka opozita për ditën e nesërme, por burime brenda PD-së janë shprehur për GSH.al se ende nuk ka një vendim përfundimtar për vijimësinë e protestës së nesërme, por me gjasë kjo do të vendoset pasi të shihet pjesëmarrja e njerëzve në shesh.

“Gjithçka do të jetë në varësi të masivitetit. Çadra mund të mbyllet, por ende nuk ka vendim përfundimtar. Ekziston një ide që çadra të mbyllet dhe të dalim në një tur shpjegues nëpër rrethe, por nesër do merret vesh tamam”, – është shprehur një deputet i Partisë Demokratike.

Ndërsa burime për Lapsi.al brenda Partisë Demokratike shprehen se çadra e opozitës do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës dhe në zhvillimin e zgjeve të lira e të ndershme. Po të njëjtat burime shprehen se ky është qëndrimi zyrtar i PD-së./lapsi.al

Share: