Home KRYESORE Një krim i rëndë u mbajt i fshehur nga policia?!

Një krim i rëndë u mbajt i fshehur nga policia?!

0

Policia e shtetit ka mbajtur të fshehtë sot në komunikatën e saj zyrtare, gjetjen në malin e Dajtit të trupit të një personi që dyshohet se është vrarë dhe më pas është djegur.

Në njoftimet e ditës së sotme të policisë figuronin disa ngjarje ordinere, por jo rasti i rëndë i një ekzekutimi në malin e Dajtit. Ndonëse efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje mëngjesin e datës 15 maj, kjo ngjarje nuk u raportua sot as nga policia e Tiranës dhe as nga ajo e Përgjithshme.

Mungesa e transparencës dhe selektiviteti i raportimit të ngjarjeve, po shndërrohet në metodë pune të policisë. Kjo e fundit po e kupton detyrimin për informim si një agjensi marketingu, ku reklamohen vetëm sukseset dhe ndonjë informacion i parëndësishëm, si arrestimet për ndërtime të paligjshme apo kapjet e 0.3 gramë kanabis.

Nën shembullin politik të qeverisë, edhe policia ka nisur të filmojë, të montojë e të propagandojë punën e saj, dhe jo të bëjë transparencë për të gjitha ngjarjet që lidhen me punën e saj. Rasti i viktimës në Dajt, ishte shembulli më i fundit në këtë drejtim. Policia foli për këtë ngjarje vetëm pasi disa media zbuluan se çfarë kishte ndodhur./lapsi.al

Share:
Reklama juaj