Home QASJE POLITIKE Po numrat? Sa ishin o Zhelal?”, Xhindi ironizon debatin për shifrat e...

Po numrat? Sa ishin o Zhelal?”, Xhindi ironizon debatin për shifrat e protestuesve

Sekretarja e shoqërisë civile në Partinë Demokratike Nevila Xhindi, në një shkrim me titull “Numra apo numri i halleve?” ironizon debatet në media mbi numrin e pjesëmarrësve në protestën e së shtunës.

Xhindi e cilëson të pavlerë debatin për shifrat, përpara halleve të përditshme të popullit.

“Ndërsa dëgjoja këtë trokitje shifrash mbi një tastierë të prishur numrash, mu kujtua ajo batuta tek një teatër kukullash që jepej ne vitet “80 në TVSH të djelave në orën 10 në mëngjes. Polici që pyeste policin tjetër për një protestë komunistash: sa vetë ishin në protestë o Zhelal?- 100 më duket!- Jo, jo ishin ma shumë o Zhelal…50 më duket! Besoj shumë prej nesh u kujtohet sa qesharake ishte…

Fundja kujt i duhen numrat aritmetikë të një proteste, ndërsa hallet e përditshme të këtij populli prodhojnë pakënaqësinë e tij në progresion gjeometrik?”, shkruan Xhindi.

Ndërkohë, sipas demokrates e rëndësishme është se kush protestoi dhe arsyet se përse protestuan. Ajo rendit pensionistët, të rinjtë, të sëmurët, gratë, profesorët, profesionistët, fshatarët etj…

Share: