Home KRYESORE Prishtinë, PDK dhe PD nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Prishtinë, PDK dhe PD nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka nënshkruar në prani të mediave marrëveshjen e koalicionit bashkë me liderin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.

Në fjalën e tij, Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje me anë të së cilës merren përgjegjësitë për vendin dhe me anë të së cilës synohet që të shkohet përpara.

“Duke falënderuar edhe partnerin e koalicionit si dhe të gjithë partnerët tjerë, thërras çdo qytetar, çdo parti politike t’i bashkëngjitet vizionit të PDK për një Kosovë të zhvilluar, moderne, perëndimore”, – ka thënë ndër të tjera Veseli.

Share: