Home KRYESORE Rama: Koha e pritjes se PD’se mbaroi, nesër nisemi drejt 18 Qershorit!

Rama: Koha e pritjes se PD’se mbaroi, nesër nisemi drejt 18 Qershorit!

Edi Rama përsëriti për herë të fundit ofertën për Partinë Demokratike, 4 zv. ministra dhe zv kryeministrin në qeverinë që do të menaxhojë zgjedhjet e 18 qershorit.

“Nëse nuk ndodh mrekullia në orët në vijim, nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD” tha kryeministri në komunkimin e fundjavës nga Facebook, që akuzoi Berishën dhe Bashën, se po çojnë drejt vetëvrasjes Partinë Demokratike për shkak të frikës nga vetingu.

Të parin e quajti “liderin e vjetër hakmarrës që nuk e treti dot humbjen”, ndërsa Bashën si “kryetari i ri që lider dot nuk bëhet” dhe theksoi ate qe ka thene edhe me pare se tashme fillon procedimi elektoral i cili me sa duket do te nise me shtypshrimin e fleteve te votimit sipas nje konktrate te realizuar me pare.

Edi Rama i tha shqiptarëve se në këtë ditë nuk do të ketë luftë për flamujt e partive, por luftë për flamurin kuqezi dhe u beri thirrje ne kete sens edhe emigranteve te vijne e te votojne.

Share: