Home KRYESORE Rama takim me ambasadorët në Kryeministri

Rama takim me ambasadorët në Kryeministri

Edi Rama po takohet me ambasadorët në Kryeministri. Pas fjalimit të tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku ishin të pranishëm dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, është larguar për në Kryeministri, ku mësohet se ka mbërritur ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja Romana Vllautin.

Negociatat me PD vijojnë për të gjetur rrugën e daljes nga kriza politike. Ndërkohë takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ambasdorëve të akredituarve në vendin tonë sapo ka përfunduar. Ai ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në bisedë është diskutuar dhe për çështjen e zgjedhjeve.

Ende nuk ka detaje, por ambasadorët e BE kanë zhvilluar dhe një takim mes tyre me të përfunduar takimi Rama-Basha në Presidencë. Faktori huaj në vendin tonë po ndjek me mjaft vëmendje krizën politike, e cila fatkeqëisht do të ketë pasoja jo të mira për vendin në rast se nuk do të zgjidhet në rrugë europiane.

Share: