Home KRYESORE Rasti Kavaje’ eshte e vogel perballe ‘rastit Shqiperi’.

Rasti Kavaje’ eshte e vogel perballe ‘rastit Shqiperi’.

Nga Lisen Bashkurti

 

Terheqja e kandidatit per kryetar bashkije ne Kavaje nga PS u vleresua gjeresisht nga brenda dhe nga jashte si pjekuri politike. Argumentet dominuese ishin se kjo terheqje menjanoi konfrontimin dhe i hapi rruge vazhdimit te dialogut midis dy paleve ballafaquese. Pranohet.

Duke ndjekur kete logjike mund te vijojme me analizen tone me tej. Le ta fillojme nga argumenti i dyte, sipas te cilit terheqja e kandidatures se PS nga zgjedhjet do i hapte rruge dialogut.

Ne te vertete terheqja e kandidatures nga Kavaja prej PS krijoi nje segment kohor te limituar, por qe nuk solli asnje hap perpara ne negociatat midis paleve. Ky deshtim eshte i te dy paleve ballafaquese qe nuk menaxhojne sa dhe si duhet faktorin kohe.

Le t’i kthehemi argumentit te pare, sipas te cilit terheqja e kandidatures se Kavajes nga PS shmangu perplasjen destabilizuese te vendit ne nje zone bashkiake.

Edhe ky argument pranohet logjikisht ne nivel lokal. Por ky argument shtron nje pyetje akoma me serioze ne nivel shtetetor. A do mund te parandalohet destabiliteti ne shkalle te gjere me 18 Qershor(!?).

Nese opozita nuk mori pjese ne fushaten ne Kavaje dhe kercenoi me destabilitet, kush garanton qe te njejten sjellje nuk do ndjeke opozita edhe ne nivel vendi ne zgjedhjet e 18 Qershorit(!?). Parajmerimet jane bere.

Precedenti ‘Kavaje’ do ishte pozitiv nese do prodhonte dialog dhe zgjidhje parazgjedhore midis dy paleve ballfaquese. Por, persa kohe precedenti ‘Kavaje’ nuk prodhoi vijim dialogu dhe zgjidhje mund te definohet si precedent negativ per 18 Qershorin ne shkalle vendi. Rreziku i destabilitetit mund te ngrihet nga niveli lokal ne ate politik kombetar.

Opozita deklarohet ne menyre kontraversale: “nuk bojkotoj zgjedhjet, por nuk do kete zgjedhje”. Kjo deklarate kontraverse perkthehet se ” opozita nuk do lejoje zgjedhje me mosbindje civile”. E thene ndryshe skenari lokal i precedentit ‘Kavaje’ do ngrihet ne nivel politik kombetar.

Per PS  ky skenar i opozites -‘ala Kavaje’ ne nivel politik kombetar ofron dy alternativa: ose perseritje te te njejtes skeme terheqje ne nivel politik kombetar nga PS, ose ballaqim te saj me ‘mos bindjen civile’ te opozites ne shkalle te gjere.

Nderkohe dy palet ballafaquese PS-PD kane humbur mekanizmat lehtesues ndermjetesues nga jashte dhe nga brenda. Ato nuk diten te perfitonin prej tyre.

Nga jashte ndermjetesimi nga trupi diplomatik ne Tirane dhe nga BE dhe PPE doli fiasko e pa kurrefare impakti. Palet nuk perfituan nga ndermjetesuesit nderkometare.

Nga brenda faktori politik dhe individual LSI-Meta qe ndermjetesuan mrekullisht per konsesusin madhor te reformes kushtetuese te 22 korrikut 2016, jane ne situate tjeter. LSI nuk mundet edhe ne fushate elektorale te mbaj mbi supe barret ballafaquese te dy paleve pergjegjese te krizes politike.

Nderkohe z. Meta eshte ne tranzicionin drejt Presidences. Ky tranzicion i’a ben te pamundur atij veprimin si ndermjetesues. Presidenti ne ikje Nishani deshtoi ne ndermjetesim. Presidenti ne ardhje, z. Meta nuk mund te veproje si ndermjetesues ne cilesine kushtetuese si President akoma pa marre detyren.

Me mosveprimin tranzitiv te z. Meta si ndermjetesues arena ballafaquese politike PS-PD ka humbur, se paku per 18 qershorin, negociatorin kyc e me te suksesshem te institucioneve politike dhe shteterore te vendit te viteve te fundit.

Pra vakumi nga tranzicioni presidencial ka sjelle pamundesine e ndermjetesimit te brendshem midis dy paleve ballafaquese PS-PD.

Shtrohet pyetja makth per gjithe shqiptaret: cfare do sjelle 18 qershori? Pergjigja nuk do shume mend: nese nuk do sjelle nje terheqje si ‘rasti Kavaje’ athere do sjelle nje ‘rast te mos bindjes civile  te paparashikueshem’ ne shkalle politike kombetare.

Dhe te gjithe e dine mire se ‘rasti Kavaje’ eshte e vogel perballe ‘rastit Shqiperi’. Tranzicioni na ka dhene mesime te dhimshme per te mos u perseritur per te ardhen.

Share: