Home KRYESORE ShBA merr persiper garantimin e zgjedhjeve

ShBA merr persiper garantimin e zgjedhjeve

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Konflikti politik i ketyre kater muajve te fundit ne Shqiperi eshte ne thelb krize mosbesimi e thelle midis mazhorances dhe opozites. Kjo krize mosbesimi i ka rrenjet ne me shume se dy dekadat e tranzicionit. Ne kete tranzicion te dy palet e ballafaquara jane pjese e sfidave te vendit.

1. Inkriminimi politik

Kjo sfide eshte e kahershme ne tranzicionin shqiptar. Cdo krize me te cilen eshte perballe Shqiperia mban vulen e inkriminimit politik. Kriza e piramidave, e rrenimit te shtetit ne ’97-en, e kaosit te ’98-tes, e Gerdecit, e 21 Janarit, e shtyrjeve te Shengenit dhe e integrimit ne BE-te gjitha kane ne burimin e vet inkriminimin politik.

Bashkejetesa e politikes me krimin eshte brenge e madhe per popullin shqiptar pergjate tranzicionit. Te dy palet ballafaquese aktuale jane pergjegjese per ‘binjakerine’ politike-krim’. Asnjera nuk mund t’i ike pergjegjesise. Asnjera nuk mund te fajesoje palet tjeter per kete plage. Te dyja lypet te perballen me zgjidhjen e kesaj sfide. Ligji per dekriminalizim u jep mekanizmin. Vullneti politik lypet ta perdore kete mekanizem.

2. Shteti dhe narko-shteti

Qysh nga viti ’98-te e kendej Shqiperia ka hyre ne rrugen e gabuar te prodhimit dhe trafikimit te droges. Prapa premtimit per ‘kthimin e parave te piramidave’ qendronte mbyllja e syve perballe prodhimit dhe trafikimit te droges. Prapa ‘arsyetimeve politike antikomuniste te Lazaratit’ qendronte krijimi i nje zone ekskluzive per prodhim e trafikim droge. Prapa ‘luftes kunder Lazaratit te droges’ u pa shume shpejte se fshihej skenari i ‘lazaratizimit’ te thuajse gjithe vendit. E se fundi, prapa luftes per shtet u pa deshtimi drejt modelit narko-shtet.

Diakronia e tranzicionit deshmon se ne kete rruge te erret kane ecur te dy palet e ballafaqimit te sotem politik. Te dy palet e krizes se sotme kane mbyllur syte, kane toleruar dhe se fundi jane pajtuar ne forma e permasa te ndryshme me devijimin e Shqiperise nga shteti ligjor tek narko-shteti. Prandaj te dy palet lypet te pranojne pergjegjesine. Te dy palet nevojitet te gjejne zgjidhjen per ta nxjerre vendin nga hartat e narko-trafikut.

3. Abuzimi me zgjedhjet

Tranzicioni shqiptar eshte i damkosur kombetarisht dhe nderkombetarisht ne aspektin e zgjedhjeve. Ne kete tranzicion asnjehere vendi nuk arriti te bente zgjedhje te lira e te ndershme. Nuk beri zgjedhje te pa kontestuara. Nuk beri zgjedhje te gjithepranuara.

Diakronia zgjedhore te tranzicionit shqiptar deshmon se qysh nga zgjedhjet e pergjithshme ’96-tes e deri tek zgjedhjet vendore te ‘2015-tes proceset zgjedhore ne Shqiperi jane manipuluar me pushtet, para dhe media deri ne deformime te plota te rezultateve zgjedhore. Kjo faqe turpi, ne permasa te ndryshme eshte ‘gatuar’ nga dy palet e ballafaqimit te sotem politik. Prandaj perballe qytetareve vendas dhe faktoreve nderkombetar te dy palet kane reputacion te ulet. Vetem reflektimet dhe veprimet e perbashketa ne rrugen e duhur te te dy paleve ballafaquese mund ta nxjerrin vendin nga ‘lista e zeze’ e zgjedhjve te manipuluara dhe jo te ndershme.

4. Ndermjetesimi i ShBA-garanci per zgjedhje

Cdo krize ka ane negative dhe pozitive. Nje prej vlerave me pozitive te krizes politike aktuale ne Shqiperi eshte perfshirja e faktoreve me te rendesishem Europiane dhe Amerikane.

Ne menyre te vecante involvimi i ShBA eshte vendimtar per gjithe Ballkanin Perendimor, posaqerisht ne Mal te Zi, Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi.

Ne mirekuptim dhe akord te plote me BE dhe indivualisht me Gjermanine, ShBA ndermjetesoi ne krizen e Shqiperise jo per opsione. Opsioni i ShBA ishte i dakordesuar me BE-Gjermani.

Diplomatikisht ndermjetesimi i ShBA ne krizen politike shqiptare lypet te lexohet kryesisht per garancine e zgjedhjeve. Pra ShBA moren publikisht dhe nderkombetarisht garancine per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi.

Angazhimi i ShBA per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi lypet t’i beje te dy palet e ballafaquara ne krizen e sotme politike ne vend qe te terhiqen nga sjelljet arrogante dhe kokeforte, te heqin dore nga pozicionet ekstreme, te bejne disa hapa mbrapa nga egoizmi politik e narcisizmi liderik dhe te vleresojne angazhimin e ShBA per zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne vend. Eshte shans i madh. Ky shans nuk duhet humbur.

Share: