Home KRYESORE Shpërthen Spahiu: Çna duhet Veliera në Durrës kur në Klos dibranët rrezikojnë...

Shpërthen Spahiu: Çna duhet Veliera në Durrës kur në Klos dibranët rrezikojnë jetën rrugëve në çdo orë!

Në takimet elektorale në Klos, deputeti i Lsi në Dibër, Përparim Spahiu ka shpërthyer keqas kundrejt politikave absurde të ndarjes së fondeve dhe investimeve në Shqipëri.

“Rruga apo kthesat e Klosit janë një bast i vazhdueshëm me vdekjen! Vërtet e kemi patur ne Ministrinë e Transporteve në këtë qeveri, por ndarja e fondeve është jashtë kritereve. Dhe rruga e shkatrruar e Klosit, nuk mund të mbetet pa fonde dhe pa vëmendje!” ka shpërthyer Spahiu.

“Ne nuk kemi frikë të rikandidojmë në zonat ku ishim, sepse nuk kemi frikë të pranojmë edhe gabimet tona!” nënvizoi Spahiu. “Por situata e Klosit meriton zgjidhje, të cilat duhet ti japin patjetër këto Zgjedhje!” tha ai në takim me dibranët e tij. /360grade.al/

Share: