Home KRYESORE Si e përndiqte i riu shqiptar ish-të dashurën italiane! Ja cfare i...

Si e përndiqte i riu shqiptar ish-të dashurën italiane! Ja cfare i thoshte:

0

Një 24-vjeçar shqiptar, banor në provincën e Monzas, u arrestua nga policia italiane me akuzat e dhunës seksuale, rrëmbim, lëndim e përndjekje. Viktimë e këtyre aketeve është ish-e dashura e tij, si gjatë marrëdhënies edhe pas saj.

Vajza, një studente 21-vjeçare italiane, denoncoi shqiptarin shkurtin e shkuar për dhunë fizike, psikologjike e seksuale, e kishte nisur që kur ajo ishte ende minorene, që prej shtatorit të vitit 2012.

Në një rast, shkruan IlSecolo.it, shqiptari madje e kishte mbyllur në bodrumin e pallatit për ditë të tëra pas një zënke. Pas përfundimit të lidhjes së tyre, ai filloi ta përndiqte sërish atë.

24-vjeçari e kërcënonte shpesh italianen: “Do të jesh përgjithmonë e imja, dhe nëse më denoncon do të të lëndoj ty dhe familjen tënde”.

Dy të rinjtë u njohën kur ajo ishte ende 12 vjeç, shkruajnë mediat italiane, dhe në vitin 2012 filluan të frekuentoheshin. Që prej asaj kohe, gjithmonë sipas dëshmisë së 21-vjeçares, i dashuri shqiptar tregonte një agresivitet konstant.

E lodhur pas 3 vitesh nga një raport i vështirë, 21-vjeçarja vendosi ta denonconte. Pas përgjimeve telefonike nga ana e policisë, u bë i mundur arrestimi i 24-vjeçarit shqiptar.

Share:
Reklama juaj