Home KRYESORE Turi i parë si President, ja vendet që do të vizitojë Donald...

Turi i parë si President, ja vendet që do të vizitojë Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Izraelin dhe Vatikanin më vonë gjatë këtij muaji, gjatë turneut të tij të parë jashtë vendit si president.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump do të qëndrojë në Vatikan më 24 maj, përpara se të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel, që mbahet më 25 maj dhe takimit të G7-ës në Sicili, më 26 dhe 27 maj..

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan, në mëngjesin e 24 majit.

Trump u tha një grupi të liderëve fetarë në Shtëpinë e Bardhë se turneu i tij do të nisë në Arabinë Saudite, ku do të takohet me liderët myslimanë nga Lindja e Mesme.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kanë thënë gazetarëve se vizita në Arabinë Saudite, përfshinë edhe liderët arabë në përpjekjet për të shtyrë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe diskutimin për çështjet rajonale, përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump u takua me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas. Trump tha se dëshiron të shërbejë si “ndërmjetësues apo lehtësues” që Izreli dhe Palestina të arrijë marrëveshje të paqes.

Administrata tha se vizita në Izrael do t’ju mundësojë liderëve që të diskutojnë “një varg çështjes rajonale, përfshirë edhe nevojën e luftën kundër kërcënimeve që paraqet Irani si dhe nga grupi militant Shteti Islamik dhe grupe të tjera terroriste”.

Datat e sakta të vizitës së Trumpit në Arabinë Saudite dhe Izrael ende nuk janë publikuar.

Share: