Home KRYESORE Vdes gazetari i njohur shqiptar, porosia e fundit për kolegët

Vdes gazetari i njohur shqiptar, porosia e fundit për kolegët

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta gazetari i njohur, profesori i universitet Ganimet Klaiqi. I ndjeri ka punuar prej vitesh në të përditshmen “Koha Ditore”.

Klaiqi është lindur më 26 janar 1965 në Poliçkë të Kamenicës. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin dhe studimet Master i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Klaiqi gjatë vitit shkollor 1993/1994 ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Preshevë. Më 1997 kishte nisur punën si korrespondent në të përditshmen “Koha Ditore”.

Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe ka shkruar prozë e poezi. Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015.

Ky është postimi i tij i fundit në profilin e tij të Facebookut:

“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur, vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim.

Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët per bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!!”.

Share: