Home KRYESORE Yee flet hapur në Beograd për rrezikun rus në Ballkan

Yee flet hapur në Beograd për rrezikun rus në Ballkan

0

Të mërkurën, Ndihmës Zv.sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee ishte në Beograd, për t’u takuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiç dhe ministrat Daçiç dhe Gjorgjeviç. Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera mes serbëve dhe rusëve, Yee kërkoi kujdes ndaj përpjekjeve të Putin për të rritur ndikimin e tij në Ballkan.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë se Rusia do të ketë një rol konstruktiv në Ballkan, siç ka bërë në të shkuarën, por duhet të jemi vigjilentë për të parë se çfarë ka në plan të bëjë Rusia në rajon” ka thënë zyrtari amerikan pas takimit.

Ai përmendi edhe tentativën për puç shteti në Malin e Zi, për të qenë më i qartë mbi synimet e Rusisë në rajon.

“Kjo nuk do të thotë se ne paragjykojmë qëllime të këqia, pas çdo lëvizjeje të Rusisë, por ne e dimë nga eksperienca se qëllimet ruse pas lëvizjeve që bëhen nuk janë të mira dhe nuk për përputhen me interesat e vendeve të rajonit” u shpreh Yee.

Mesazhet e qarta për rrezikun e ndikimit rus në Beograd nga Yee, vijnë pas vizitës që bëri në Tiranë. Ndryshe nga ato që u thanë publikisht në Serbi, Yee nuk preferoi të ndante me mediat shqiptare mesazhet që dha për politikanët këtu. Por menjëherë pas takimeve që pati me Ramën dhe Bashën u bë marrëveshja dhe skena politike ra në paqe./lapsi.al

Share:
Reklama juaj