Home KRYESORE Zgjedhjet/Ja strategjia e PD për të zhbërë 18 Qershorin

Zgjedhjet/Ja strategjia e PD për të zhbërë 18 Qershorin

Partia Demokratike do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor ku do të kërkojë shpalljen si të pavlefshme të depozitimit të listave të kandidatëve për deputet nga subjektet e regjistruara për proçesin e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.

PD pretendon se listat e kandidatëve në KQZ janë depozituara përtej afatit 50 ditor që parashikon Kodi Zgjedhor, duke e cilësuar vendimin e pranimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si të paligjshëm. Debati i çelur është nëse afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve ishte 28 apo 29 Prilli.

Nga ajo që quhet tashmë nga demokratët si “Çadra e Lirisë”, kreu demokrat Lulzim Basha theksoi se “18 Qershori dështoi politikisht dhe juridikisht”.

“Çdo listë e dorëzuar në KQZ është jashtë çdo afati ligjor dhe serumet që e mbajnë në këmbë ‘Made in Soros’ duan ta anashkalojnë dhe shpresojnë që me presione ndaj kolegjit zgjedhor të legjitimojnë procesin. Kolegji zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë listat e paligjshme”, tha Basha.

Share: