Home KRYESORE 128-vjeçari: Jam Adolf Hitler! e Vertete?!

128-vjeçari: Jam Adolf Hitler! e Vertete?!

Një burrë i moshuar nga Salta e Argjentinës, pohon se ai është diktatori famëkeq gjerman Adolf Hitler dhe se i ka kaluar 70 vitet e fundit duke u fshehur.

Në një intervistë për gazetën ultra-konservatore “El Patriota”, emigranti gjerman shpjegon se ai mbërriti në Argjentinë në vitin 1945 me një pasaportë me të cilën ai u identifikua si Herman Guntherberg.

Ai pretendon se pasaporta e tij ishte një falsifikim i prodhuar nga Gestapo afër fundit të luftës dhe se ai është në fakt ish-udhëheqësi nazist, Adolf Hitler.

Ai thotë se është i vendosur ndalojë së fshehuri pasi shërbimet sekrete izraelite, vitin e kaluar braktisën zyrtarisht politikën e tyre të ndjekjes së ish kriminelëve të luftës naziste.

“Unë jam fajësuar për shumë krime që nuk i kam kryer kurrë. Nisur nga kjo, mua më është dashur që gjatë gjithë jetës sime të fshihem nga hebrenjtë, kështu që e kam marrë tashmë dënimin tim”.

I moshuari pretendon se është duke u përgatitur për të botuar autobiografinë e tij në mënyrë që të pastrojë imazhin e tij në sytë e botës.

“Jam përshkruar si ai i keqi vetëm për faktin se kemi humbur luftën. Kur njerëzit të lexojnë versionin tim të historisë, atëherë do të ndryshojnë mënyrën sesi më perceptojnë”.

Ai thotë se libri i tij do të mbajë titullin Adolf Hitler dhe do të hidhet në treg për lexuesit në shtator.

Shumë njerëz, përfshirë edhe gruan e tij 55 – vjeçare, Angela Martinez, besojnë se Herman Guntherberg nuk është në të vërtetë Adolf Hitler, por thjesht vuan nga çmenduria.

Martinez pretendon se burri i saj kurrë nuk foli për Hitlerin, deri dy vite më parë kur ai filloi të tregonte shenja të sëmundjes së sklerozës.

“Ndonjëherë harronte kush isha unë dhe ku ndodhej. Ai dukej sikur ishte në ekstazë dhe fillonte të fliste për hebrenjtë dhe demonët. Më pas kthehej në normalitet.”

Ajo beson se i shoqi i saj ndoshta mund të ketë qenë një nazist dhe mund të ndjehet fajtor për të kaluarën e tij, por ajo është më se e bindur që i moshuari nuk është Hitleri. /360grade.al

Share: