Home KRYESORE A do të prishet koalicioni PS-LSI në nivel lokal/Përgjigja e Erjon Veliaj…

A do të prishet koalicioni PS-LSI në nivel lokal/Përgjigja e Erjon Veliaj…

Koalicioni politik mes Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, LSI dhe PDIU duket se ka marrë fund. LSI ka deklaruar zyrtarisht se do të jetë opozita reale në vend, ndërsa PDIU ende nuk ka një vendim nëse do të vijojë apo jo të bashkëpunojë me PS-në, edhe pse kjo e fundit ka mandatet e duhura për të qeverisur e vetme vendin.

Por Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është shprehur se bashkëpunimi në nivel lokal mes PS dhe aleatëve të saj të 2013 apo 2015 nuk ka pse të ndikohet nga zhvillimet politike.

Veliaj ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar”, ku u shpreh në favor të bashkëpunimit në nivel lokal me LSI, PDIU dhe FRD.

“Nga unë nuk do të ketë asnjë mungesë vullneti për bshkëpunim. Besoj se duhet të vazhdojë koalicioni që ka nisur në vitin 2015 ku ne ishim së bashku me LSI-në, PDIU-në dhe FRD. Nuk kam arsye që të mendoj se bashkëpunimi do të ndërpritet”, u shpreh Veliaj.

Share: