Home KRYESORE A vlejnë 6 orë në trafik për një zhytje në Jon?

A vlejnë 6 orë në trafik për një zhytje në Jon?

Nga Drini Zeqo

Pushimet në Shqipëri janë një mision i vështire. Kjo nuk duhet të zbehë aspak dëshirën e askujt për të pushuar në vendin e tij të lindjes apo të shkojë kundër interesave promovuese të turizmit. Pushimi i vështirë në Shqipëri është një fakt që pranohet nga të gjithë. Shkrimet dhe analizat lidhur me turizmin bëhen më të shpeshta gjatë stinës së nxehtë sepse tani është fluksi më I madh i pushuesve. Problemet dalin më shumë në pah dhe duket se janë të njejtat nga viti në vit. Paveresisht kësaj opinion.al dhe emisioni OPINION kanë qenë gjithmonë trajtues të këtyre temave madje une personalisht përmes dhjetra materialesh filmike. Ky shkrim nuk është gjithashtu asnjë qëndrim politik sepse kjo nuk do të ndihmonte askënd.

Pushuesit ditore ose ata të fundjavës i ndiejnë më shumë vështirësite dhe stresin e një ditë të humbur kot ndërsa duhet të ishin duke pushuar. Kryesisht një numër i madh pushuesish në fundjavë nisen drejt jugut. Saranda, Vlora dhe fshtrat e bregut mbledhin mijëra pushues në fundjavë. Ajo që është kthyer në një shqëtësim të ditës është pjesa e Lungo Mares. Segmenti në fjalë ka qenë gjithmonë një pikë nevralgjike me shumë probleme. Ajo që pritej nga projekti i ri ishte lehtësimi i kësaj aorte por në fakt po ndodh e kundërta.

Mbase për qytetarët e Vlores ajo është një hapësirë shplodhëse gjatë orëve të mbrëmjes ndonëse edhe për këtë duhet të presim derisa të marrim efektet e plota të asaj që është ndërtuar. Faktet flasin per njerez të cilët për të përshkruar distancën nga Dhermiu deri në Tiranë ju duhen deri 6 apo 7 orë vetëm një sens, pra vajtje ose kthim.

Pyetja ështe ku qëndron problemi? Mesa duket ai është shume i thjeshtë por e vështirë për t’u realizuar zgjidhja . Problemi është tek akset rrugorë të cilat në vend që të zgjerohen po ngushtohen (Lungo Mare). Mosmbarimi I Bypasit te Fierit shihet gjithashtu si nje problem që ndikon tek levizja kryesisht drejt aksit të jugut për pushuesit. Plazhet e para dhe pas Llogarasë vijojnë ende të vuajnë nga aksesimi i keq. Ka shumë rrugë që të nxjerrin në plazh e që vijojnë të mos kenë standardet e duhura. Mungojnë thlebësisht shenjat e orientimit për turistët dhe tabelat të cilat të sinjalizojnë plazhet që ndodhen në zonë. Nëse këto palzhe janë me pagesë apo janë publike këtë nuk e kupton. Ka shumë rrugë të cilat ndodhen në zona shume të frekuentuara sikurse është ajo Drimadhesit buzë detit e cila ende është e mbushur me pluhur dhe e pashtruar (mbase sepse në atë zonë vijojnë ende ndërtimet dhe kalojnë makina të tonazhit të lartë).

Një problem serioz është edhe transporti publik drejt këtyre zonave për turistet e huaj të cilët vijnë pa makina apo për shqiptarët që nuk e disponojnë një të tillë. Nuk ka stacione dhe pika fikse nëpër fshtarat e jugut madje edhe ne zona të tjera turistike të Shqipërisë. Turistët e huaj kanë shqetësim mungesën e orareve të nisjeve dhe mbërritjeve edhe kur stacioni ekziston sado i improvizuar të jetë.

Sidoqoftë në pjesën e jugut ky sezon turisik duket se ka nisur pa ndonje ndryshim me vitin e kaluar. Pikëzimi i hoteleve sa i takon yjeve për turistet e huaj është një problem që ende nuk po merr zgjidhje. Ata kanë referenca shumë të mangëta për hotelet që do të bujtin. Plazhet akoma kanë probleme shqetesuese me pastertinë apo me shenjimin e territorit ujor deri ku është e lejuar të notosh e deri ku jo për shkak të mjeteve motorrike urjore. Zhurmat gjatë natës vijojnë të jenë prezente duke u kthyer në një shqetësim serioz për kedo që do të pushojë dhe nuk do argëtimin gjatë orëve të vona të natës.

Fushata elektorale shumë shpejt do mbarojë. Problemet do mbeten po të njejtat dhe urojmë që ato të zgjidhen sepse duhet, jo sepse duhen marrë vota me shumë. Duhen zgjidhur probleme të cilat fqinjet tanë i kanë kaluar me kohë dhe për këtë nuk duhet ndonjë ide jashtëtokësore por vetëm zbatimi i disa direktivave të qarta të cilat janë edhe obligime të uninonit europian. Por mbase për mungesen e gjithë këtyre elementëve Shqipëria është atraktive për një numër turistësh të huaj që pasi e vizitojnë njëhere Shqipërinë nuk dihet nëse do të riktheheshin përsëri!?/opinion.al

Share: