Home KRYESORE Agron Llakaj kritikë presdientit Bujar Nishanit

Agron Llakaj kritikë presdientit Bujar Nishanit

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” disa personalitete të artit dhe kulturës në vendin tonë, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Julian Deda, Rozana Radi dhe pas këtij lajmi, vetë artistët e kanë falënderuar kreun e shtetit për këto nderime të larta që u bëri.

Por kishte edhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësi dhe që i kanë cilësuar si një “qokë” të presidentit Nishani këto dekorata.

Humorsiti Agron Llakaj i është drejtuar përmes një letre të hapur presidentit Nishani, ku shkruar se tituj të tillë janë vlerësues për kontributin dhe mundin profesional të artistëve, por sipas tij presidenti Nishani ka harruar një emër shumë të njohur, siç është ai i Behar Merës.

Share: