Home KRYESORE Aqif Rakipi zbulon se çfarë e lidh me Reme Lalën

Aqif Rakipi zbulon se çfarë e lidh me Reme Lalën

Në këto zgjedhje PDIU arriti të fitonte tre deputetë, Aqif Rakipi, Reme Lala së bashku me kandidatin e dytë të Elbasanit nga kjo parti.

Krahas fushatës në Elbasan, Rakipi u angazhua disa herë edhe në fushatën e Reme Lalës në Dibër dhe kjo jo pa qëllim.

Në postimin e tij të fundit ku falenderoi mbështetësit për fitoren, Rakipi zbuloi se e kishte mbesë Reme Lalën dhe me sa duket ka qenë influenca e tij për futjen e emrit të saj të parën në Dibër.

Postimi i plotë në Facebook:

Te dashur motra e vellezer, miq dhe dashamires ju qe na mbeshtetet ne te gjithe Shqiperine nga skaji verior ne ate jugor te vendit. Te nderuar edhe ju kandidate qe u motivuat dhe kandiduat ne siglen e PDIU me moton ” Vec Nje Atdhe ” me lejoni qe per te gjithe tju percjell pershendetjen time dhe shume falenderime per gjithcka keni dhene ne kete fushate.

Gara e 25 Qershorit ka qene sa e gjate aq edhe e veshtire ku se bashku kemi takuar dhe vizituar miq e dashamires te njohur dhe te panjohur.

Kemi prekur nga afer problematika te shumta per te cilat u motivuam edhe me shume jo te japim premtime por qe me zerin tone ne parlament te ndryshojme gjendjen e ketij populli dhe te ngjallim shpresat per me shume dinjitet dhe per dite me te mira.

Se bashku me Kryetarin e PDIU z. Shpetim Idrizin me mbesen time ne Diber Reme Lalen e me mikun dhe vellain tim z. Bujar Muca ne Elbasan do te vazhdojme tju qendrojme prane cdo njerit prej jush me deren e hapur edhe per ata qe nuk na votuan per tju zgjidhur hallet dhe problematikat e ndryshme qe hasim cdo dite qe mandati yne te vazhdoje te jete popullor larg kostumeve e kravatave.
Edhe njehere dua tju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen dhe besimin qe na dhate.

Me respekt dhe perzemersisht Aqif Rakipi.

Share: