Home KRYESORE Basha: Do të shihni arrestime këto ditë!

Basha: Do të shihni arrestime këto ditë!

Në një intervistë për emisionin “Dritare me Rudinën”, kryetari i PD-së ka bërë me dije se do të ketë arrestime përpara zgjedhjeve. Sipas tij, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë tentuar të përdorin detyrën në funksion të votës do të arrestohen.

“Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët.

Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës.

Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar. Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj që Drejtori i Policisë t’i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës.

I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën” tha Basha.

Share: