Home KRYESORE Berisha: Ju tregoj çfarë i tha Nano – Ramës për timonin

Berisha: Ju tregoj çfarë i tha Nano – Ramës për timonin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mesazhet e paraardhësit të tij në krye të qeverisë, dmth Fatos Nanos që ditët e fundit ka dalë në krah të Edi Ramës.

“Kjo që bëri Fatos Nano ishte SOS për Edi Ramën. Ishte Rama që i kërkoi ndihmë Nanos. Ai i tha hiq dorë nga timoni. Këtë i ka thënë. Është qartë se me Ramën në timon shkon në greminë dhe ai i tha hiq dorë nga kjo” – tha Berisha në ABC News.

“Nano ka një rol historik në PS. Ai nga një anëtar i thjeshtë shkoi në krye. Me drejtimin e tij ai e shkëputi drejtimin e PS-së nga një njeri i vetëm. Uroj që Rama ta dëgjojë këshillën e tij. Një shofer si Edi Rama të hedh rrugës për të shpëtuar veten” – tha Berisha.

Share: