Home KRYESORE Bes Kallaku ndryshon fe, Xhensila: “Duam të martohemi në kishë”

Bes Kallaku ndryshon fe, Xhensila: “Duam të martohemi në kishë”

Një nga dasmat më të komentuara të kësaj vere është ajo e dy personazheve të njohura të showbiz-it, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. E ftuar sot në programin e pasdites “Rudina”, Xhensila ka folur për të disatën herë për dasmën e saj.

“Do të ketë dy dasma: një me shoqërinë dhe një me familjen. Arredimin ia kam besuar “Geraldina Sposa”-s, ndërsa fustanin Valdrin Sahitit. Unë dua të martohem në kishë, ndaj dhe Besi ka ndërruar fe, i përket tashmë besimit katolik dhe dashuria jonë do të bekohet në kishë”,- ka thënë Xhensila.

Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien e saj sa i përket xhelozisë duke përmendur situatën që vetë Besi tregoi në emisionin “Thumb”, ku ajo u bë mjaft xheloze, sipas tij. “Nuk ishte aq e madhe sa e bëri Besi, por ishte pak e tensionuar si situatë. Kishte një mori ndjenjash, besim-mosbesim, mendoja shumë gjëra njëkohësisht”,- u shpreh këngëtarja pasi dëgjoi një grua nga ana tjetër e telefonit t’i thoshte Besit “të hëngsha buzët”.

Xhensila ka publikuar pak ditë më parë bashkëpunimin e saj, “Lova”, por ka treguar se një tjetër projekt i ri muzikor do të vijë së shpejti për publikun. Gjithçka është gati dhe xhirimet pritet të nisin më 17 qershor./360grade.al/

Share: