Home KRYESORE Dhurata Cupi takon kundershtarin politik Ilir Beqja. Ja arsyeja:

Dhurata Cupi takon kundershtarin politik Ilir Beqja. Ja arsyeja:

Nga Dhurata Cupi

Beteja elektorale na vë përballë qytetarëve për tu dhënë llogari për cdo gjë të bërë mirë apo keq.

Pasi u nisëm nga Burreli drejt Klosit, në një rrugë krejtësisht të dëmtuar e me gropa, në të cilën për 4 vjet nuk është hedhur asnjë centimetër asfalt apo të jenë marrë masa për mirëmbajtjen e saj, mbërritëm në qytetin e Klosit.

Infrastruktura mbetet shqetësimi kryesor për këta banorë të lënë qëllimisht në harresë, por pa harruar këtu spitalet apo shkollat që nuk është vënë dorë në to për 4 vjet.

Teksa bashkëbisedoja me tregtarët e tregut të Klosit, të cilët ngritën shqetësimin për taksat e larta që po i detyrojnë të mbyllin aktivitetin, takova rivalin tim në këtë garë Ilir Beqën, i cili është në garë i sigurtë drejt humbjes.

Megjithatë shtrëngimi i duarve është një gjest njerëzor por ngriti pyetje nga të pranishmit se si mund të flasin kundershtarët?

Sigurisht që kundërshtarët flasin por unë kam patur rastin që disa herë, që Ilir Beqajt, kur ishte ministër ti kërkoja llogari për situatën skandaloze të spitaleve në Burrel. Në spitalin e Burrelit mungon mjeku gjinekolog apo edhe kardiolog e kjo është e patolerushme.
Prandaj jam në këtë garë për të qenë në krah të qytetarëve e do tu gjendem gjithmonë. Zëri im në parlament është zëri i tyre. Zëri i tyre ndihet i fortë në programin e Republikës së Re. Bashkë mundemi të ndëshkojmë harresën e varfërinë.Bashkë do t’ia dalim me Lulzim Bashën Kryeministër.
Fitorja është shumë pranë. Vetëm një javë na ndan nga ky moment historik i shqiptarëve.
Me 25 qershor votojmë PD në numrin 6. FITORE✌
Share: