Home KRYESORE Edi Rama për te marre disa vota me shume po nxit percarje...

Edi Rama për te marre disa vota me shume po nxit percarje midis Çameve dhe Grekerve

Nga Xarra, kryeminisri Edi Rama ne cilesine e kryetarit te PS, sulmoi kandidatët në listën e PD-së për Vlorën, Vangjel Dulen, kreun e PBDNJ-së dhe Dashamir Tahirin, deputetin çam të PD-së.

Ndërsa fliste para simpatizantëve socialiste dhe duke harruar qe eshte dhe kryeminister, Edi Rama e quajti “Dashi i Havasë” deputetin cam dhe sipas Ramës, renditja e tyre në lista në listën e PD-së, do të thotë që çamët t’i çojnë votat për minoritarët grekë dhe e anasjellta.

Edhe po te jete keshtu, nje kryeministri qe perfaqeson vullnetin e te gjithe shtetasve pavaresisht perkatesive te tyre lokale apo etno kulturore dhe partiake, nuk duhet kurresesi ti frrynte nje zjarri ne pamje te shuar midis Camerve dhe Grekerve te cilet kane histori te perbashket me te mirat e te keqiat e tyre dhe qe nuk eshte per tu lavderuar.

Edi Rama pavaresisht se eshte kryetar i PPS do te duhej qe nje rasti te tille ti jepte vetem urime dhe te punonte qe nje dialog midis ketyre dy grupimeve te ndryshme interesi sepse kjo gje do ndihmonte shume ate per te cilen Rama flet se po arrin me marreveshjen me Lulzim Bashen, afrimin e Bashkimin Europain.

Nuk mungojne eksponenetet e te dy Komuniteteve te cilet kane kontribute qe Camerit dhe grekerit e Shqiperise te mos e shohin njeri tjetrin si armiq, por ja qe keta i godet vete kryeministri per disa vota me shume per partine e tij!

“Vangjel Dule nuk më erdhi njëherë të më kërkojë një investim, një zgjidhje për një problem. Vetëm në parlament për të nxitur konflikte dhe gjëra që nuk ka c’i duhen fare. Tani kërkon vota për Dashin e Havasë, se Dashi i Havasë kërkon votat për minoritarët, që ta votosh Dashin duhet të votosh Vangjelin” u shpreh Rama.

Kryeministri kujtoi se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, kur aty u zgjodh Shpëtim Idrizi, ndërsa sot pranon të rrijë në një listë kandidatësh me deputetin çam, Dashamir Tahirin!

Share: