Home KRYESORE Ekonomia birinxhi.Jalla, zgjedhje paçim gjithnjë! Nga Ilir Kalemaj

Ekonomia birinxhi.Jalla, zgjedhje paçim gjithnjë! Nga Ilir Kalemaj

Ekonomia birinxhi.

70 përqind janë rritur shpenzimet buxhetore krahasuar me vjet për janar-maj, helbete vit elektoral. Votat po blihen me evro, se ska si shpjegohet ndryshe ulja ne kufijte më të ulët në dhjetë vitet e fundit në tregun shqiptar ndërkohë që në Europë e mori veten mirë, vencarisht pas zgjedhjeve në Francë.

Sektori i imobiliarëve marshallah, asnjë shenjë krize apo ulje çmimesh, madje janë rritur me rreth 30 përqind dhe cmimet e qerave përgjatë gjashtë muajve të fundit. Blerës me kesh falë ekonomisë së kanabisit dhe familjarëve të gjyqtarëve që nuk kanë mencurinë të shkojnë deri në offshore Qipro a Lihteshtejn. Apo Luxemburg kur të shkonin për të parë kombëtaren, një rrugë e dy punë. Për qeratë, rrofshin administratorët e lali erit që po shtojnë me shpejtësi banorët për njësi banimi se po afron dita e zgjedhjeve.

Edhe vende pune sikur ishin shtuar nja 30 mijë vetëm në sektorin jo-bujqësor (kryesisht shërbime) vetëm gjashtë muajt e parë të vitit, duke i’u treguar italionëve, që ju mbyllni call center-at, ne prapë barë nuk hamë dhe ja dalim. Paçi veten në qafë qafira! Sesi, qysh e tek ngelet mister dhe për ekonomistët e sprovuar.

Jalla, zgjedhje paçim gjithnjë!

Share: