Home KRYESORE Eksploziv zyrës elektorale të LSI-së në Durrës disa orë pas mitingut

Eksploziv zyrës elektorale të LSI-së në Durrës disa orë pas mitingut

Gjatë natës së mbrëmshme një shpërthim i fortë ka ndodhur në lagjen Nr. 18 në qytetin e Durrësit. Shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde eksplozive , në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të LSI-së.

Menjëherë pas shpërthimit ka shkuar në vendngjaje grupi hetimot dhe pas kqyrjes rezultoi se nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale. Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky shpërthim me eksploziv i vënë në zyrën elektorale të LSI-së vjen disa orë pasi kjo parti mbajti një miting në qytetin e Durrësit./lapsi.al

Share: