Home KRYESORE Ermal Mamaqi zbulon sekretin e madh të Elvana Gjatës

Ermal Mamaqi zbulon sekretin e madh të Elvana Gjatës

Elvana Gjata e bëri hapin e saj të madh, duke publikuar videoklipin e saj të parë për tregun ndërkombëtar. Këngëtarja kohëve të fundit i është përkushtuar karrierës së saj jashtë kufijve dhe siç thonë, fillimi i mirë është gjysma e punës.

Kënga e saj e re, “When forever is over” po thyen rekord klikimesh, duke rezultuar kështu një sukses i vërtetë.

Por Elvana, duket se ka plane të tjera për të ardhmen e saj në muzikë. Ndërsa ka falënderuar fansat për të gjitha urimet këngëtarja ka treguar se ky është vetëm fillimi dhe ka shumë punë të tjera për të bërë.

“Shpresoj të bëj veten dhe juve krenarë”, ka shkruar Elvana në Instagram, ndërsa pak më vonë ka pyetur adhuruesit nëse janë gati për pjesën e dytë, duke nënkuptuar se ka gati projektin tjetër.

E ndërsa vetë ajo nuk ka zbuluar shumë për synimet e radhës, “sekretet” e Elvana Gjatës na i ka zbuluar një nga miqtë e saj më të mirë, vëllai i saj Ermal Mamaqi.

Ky i fundit ka publikuar një pjesë të videos së re të këngëtares, ndërsa përkrah saj ka shkruar, “Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën. Ky është vetëm fillimi… Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra”.

Se sa konkret është një bashkëpunim i Elvana Gjatës me Justin Bieber nuk e dimë me siguri, megjithatë vetëm pak kohë më parë këngëtaren e kemi parë me kanadezin e famshëm, madje edhe në disa raste me menaxherin e tij./360grade.al/

Share: