Home KRYESORE Eurodeputetja italiane justifikon pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje!

Eurodeputetja italiane justifikon pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje!

“Për Shqipërinë ka qënë një ditë demokracie, që u zhvillua në një klimë pozitive në krahasim me çka ndodhte në të kaluarën” ka deklaruar për agjensinë italiane të informacionit Ansa, eurodeputetja Elly Schlein, zëvëndës kryetarja e delegacionit të PE për raportet e stabilizim asocimit mes Bashkimit Europian e Shqipërisë.

Schlein thote se edhe pse ka pasur dyshime mbi raste parregullsisë, ato nuk janë shumë të ndryshme nga ato që mund të verifikohen dhe në vende të tjera të BE, por harron se Shqiperia nuk eshte akoma Europe…

“Raste e dyshimta kanë të bëjnë kryesisht me votën familjare, me votën e shumëfishtë dhe me praninë e konsiderueshme të personave jashtë selive të disa qëndrave të votimit”, është shprehur eurodeputetja duke justifikuar edhe pjesëmarrjen e ulët në votime!

Sipas Elly Schlein mungesa në votë të mbi 1.2 milonë emigrantëve shqiptarë rezidentë jashtë kufirit shqiptar e që rezultojnë të regjistruar në listat elektorale duhet konsideruar, por ajo harron dhe nuk ben krahasim me votimet e fundit!

Schlein thote qe qeveria e re të krijohet shpejt dhe bashkarisht të punohet për zgjerimin e reformave, në mënyrë të veçantë në atë të drejtësisë për një sistem gjyqësor të paanshëm e që gëzon besimin e qytetarëve, por politikanja italiane nuk deshiron te merret me Opoziten e re e cila sipas te gjitha gjasave mund te rezultoje shume e dobet!

Share: