Home KRYESORE Evolucioni i mbiemrave sipas koheve…

Evolucioni i mbiemrave sipas koheve…

Nga Armir Shkurti

Djali i vogël ngre kokën nga libri i çuditur dhe i thotë të atit:
– Babi. Terzi do të thotë “rrobaqepës”?
– Pse nuk e dije?
– Jo babi, tani po e marr vesh. Domethënë ne e kemi mbiemrin “rrobaqepësi”? Po pse?
– Po ja mor bir. Dikur mbiemrat viheshin sipas profesionit. Ndaj sot kemi mbiemra Millonai, Samarxhiu, Kasapi, Bojaxhiu, Bariu, Çobani, Xherahu, Berberi, Heqimi…..Por edhe të lidhura me cilësi si përshembull mbiemri im Shkurti, Gjata, Topalli, Arapi, Doraci….
Djali bie në mendime. Pas pak ngre sërisht kokën dhe i thotë të atit:
– Domethënë emrat në të ardhmen do të jenë: IT, PR, Killeri, Deputeti, Batakçiu, Sekseri, Komisioneri, Militanti…

Share: